• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoeness “ngrin” Interin për Sommerin

25/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i nderit të Bayern Munich, Uli Hoeness komentoi çështjen e portierëve, me Sommer pranë kalimit tek Interi dhe Neuer afër rikthimit në fushë, pas dëmtimit dhe mungesës së gjatë:

“Ne po diskutojmë të gjitha aspektet e problemit dhe po përpiqemi ta trajtojmë atë.

Ajo që nuk na lejohet të bëjmë është të ushtrojmë presion mbi Manuel duke thënë se ai duhet të jetë në portë që në javën e parë të sezonit të ri.

Nëse do të na duhej të blinim një portier të shtrenjtë tani, as kjo nuk do të ishte gjë e mirë”.

Me kamerunasin, Andre Onana, tashmë të transferuar zyrtarisht te Manchester United dhe pasi ka arkëtuar më shumë se 50 milionë euro, Interi po punon për gjetjen e një porteri të ri, ku lista padyshim që është e gjatë.

Ndër opsionet kryesore është dhe portieri i Bayern Munich, Yann Sommer, i cili joshet nga mundësia e të luajturit me zikaltërit, por duket se bavarezët janë problemi kryesor, me këta të fundit që nuk pranojnë të ulin çmimin prej 6 milionë eurosh të 34-vjeçarit.

I transferuar vetëm para 6 muajsh te kampionët e Bundesliga, Sommer është një portier i nivelit të lartë, i cili di ta bëjë shumë mirë punën e tij, por mesa duket Marotta e Ausilio duan të kursejnë sa më shumë këtë merkato vere dhe për këtë arsye negociatat kanë ngecur në këtë pikë.

Next Post

Lacio kërkon të luftojë për titullin, rinovon veterani i sulmit: Shumë lojtarë po kërkojnë kampionate të tjera

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.