Wednesday, 21. January 2026
Sport

Hoffenheimi interesohet për Rashicën

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mediumet turke të hënën raportuan se sulmuesi i Beshiktashit, Milot Rashica, ka tërhequr vëmendjen e klubeve nga Gjermania dhe Arabia Saudite.

Në Turqi edhe të mërkurën kanë shkruar për mundësinë e largimit të Rashicës nga Beshiktashi.

Madje, kanë zbuluar edhe emrin e një klubi të interesuar.

Bëhet fjalë për klubin e Bundesligës, Hoffenheim, ku me shumë sukses paraqiten tre futbollistët e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.

“Është mësuar se Hoffenheimi po përgatitet të bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin kosovar të ekipit bardhezi”, shkruan mediumi turk “Turkuva Radyolar”.

29-vjeçari Rashica pjesë e Beshiktashit është nga viti 2023, kur ishte transferuar nga Norwich City për 5 milionë euro.

Rashica me Beshiktashin ka kontratë deri në verën e vitit 2027, ndërsa në Turqi ka luajtur edhe për Galatasarayn.

Teilen: