• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hojbjerg, Vifer dhe Fofana në shënjestër. Milani nis audicionet për merkaton

23/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkohë që po kërkon një zgjidhje me menaxherin për të sjellë Joshua Zirkze në “Milanello”, Milani po lëviz edhe për të përmirësuar repartet e tjera të skuadrës dhe mes tyre është mesfusha, për të cilën klubi kuqezi kërkon një lojtar fizik dhe me karakteristika mbrojtëse që mund ta ndihmojnë ekipin të gjejë atë ekuilibër dhe soliditet të humbur sezonin e kaluar.

hojbjerg

Vitrina perfekte është “Euro 2024”, ku një ditë më parë Pier-Emil Hojbjerg, danezi i Totenhamit i lindur në vitin 1995, ishte protagonist i një paraqitjeje të shkëlqyer ndaj Anglisë. Siç raporton “Corriere dello Sport” për të, i cili ka edhe një vit kontratë me anglezët dhe do të donte të luante në Champions, përveç Juventusit dhe Napolit do të ishte edhe “Djalli” që synon ta sjellë në Itali. Pavarësisht kontratës në skadencë, për ta blerë nevojitet një shifër afër 20 milionë eurove .

FOFANA DHE VIFER – Megjithatë, Hojbjerg nuk është i vetmi profil ku është përqendruar vëmendja e kuqezinjve, të cilët ndoqën me interes të veçantë Holandë-Francë. Në fakt, supersfida e grupit D përfshiu Jusuf Fofana, i cili hyn në vitin e fundit të kontratës me Monakon dhe tashmë ka shpallur lamtumirën e tij me klubin e Principatës. Ka shumë konkurrencë për djaloshin e lindur në 1999, nga Anglia dhe PSG-ja mbi të gjitha, por “Djalli” dëshiron të provojë dhe duke pasur parasysh situatën kontraktuale shpreson të marrë edhe një zbritje në 30 milionët e pretenduara nga francezët.

Mungesa e dukshme në ndeshjen e Lajpcigut ishte holandezi Mats Vifer, mesfushori i Fejnordit i cili nuk mundi të merrte pjesë në Kampionatin Evropian për shkak të një lëndimi. Drejtuesit e Milani e pëlqejnë shumë 25-vjeçarin dhe në orët e fundit kanë pasur kontakte të reja me menaxherin e tij për të përsëritur interesimin e tyre për klientin e tij. Asnjë kontakt për momentin me Fejnordin, i cili vlerëson mesfushorin 25-30 milionë.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Shqipëria luan për ‘jetë a vdekje’ ndaj Spanjës, mësohet emri i gjyqtarit të ndeshjes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.