Prej disa javësh “vuajtje”, “djajtë” e Manchester United kanë arritur të sigurojnë përfundimisht kartonin e “bomberit” të Atalanta, Rasmus Hojlund, teksa “rivaliteti” ishte i madh për sigurimin e shërbimeve të danezit.
Për kartonin e talentit 20-vjeçar të sulmit, bordi i “djajve” derdhi në arkat e italianëve plot 85 milionë euro, të ndara në formulën 75 milionë euro bazë dhe 10 milionë të tjera bonus, shumë më shumë se oferta e parë e United prej 50 milionë eurosh.
Përsa i përket kontratës personale, Hojlund do të qëndrojë në “Old Trafford” për 5 vitet e ardhshme, me një opsion rinovimi për 1 tjetër vit dhe tanimë mbetet të vijë vetëm firma e danezit, me këtë të fundit që këtë të martë ka udhëtuar drejt Anglisë për të mbyllur përfundimisht transferimin. /i.m /abcnews.al