Humbja ndaj Comos është lënë pas dhe Rasmus Højlund i ka shpallur sfidën Interit, kampionit në fuqi të Italisë, që do të jetë kundërshtari i radhës i Napolit të Massimiliano Allegrit: “Inter-Napoli për titullin? Duke parë sezonet e fundit, do të thosha po. Interi është rivali i madh i viteve të fundit dhe kjo është një ndeshje e rëndësishme për tifozët. Interi është shumë i fortë, ka luajtur dy finale të Champions-it në pesë vitet e fundit, por do të shkojmë atje me kurajë, për të kërkuar fitoren”.
A është Interi favorit për titullin? “Mendoj se po, por këtë vit ka shumë skuadra të forta, si Roma e Gasperinit. Ne duhet të përmirësohemi dhe të mos i vendosim shumë presion vetes. Duam të luftojmë në çdo kompeticion dhe në shkurt-mars të jemi ende në garë në Champions, Kupën e Italisë dhe në zonat e para të kampionatit”, – shtoi sulmuesi danez.
Për Lautaron: “Është një lojtar special. Ka vite në Serie A dhe është ende në vitet e tij më të mira. Është konstant, vazhdon të shënojë pa rënie. Është shumë inteligjent dhe lideri i Interit, ku është kapiten. Mund të flas vetëm mirë për të. Është një lojtar i madh, si Malen”.