Monday, 15. June 2026
Sport

Holanda barazon me Japoninë

GS 15/06/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Holandës nuk e ka nisur mirë Kupën e Botës që po mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Holanda ka startuar me barazim kundër Japonisë, ndeshje kjo që i takoi Grupit F.

Ndeshja e luajtur në Dallas, përfundoi me shifrat 2:2 pasi Japonia siguroi barazimin në minutat e fundit të takimit.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 0:0, ndërsa të gjitha golat e takimit u realizuan në 45 minutat e dyta.

Virgil van Dijk në minutën e 50-të, kaloi Holandën në epërsi duke realizuar me kokë por Japonia reagoi shtatë minuta më vonë, duke barazuar shifrat me anë të Keito Nakamuras.

Holanda riktheu epërsinë me golin e realizuar nga Crysencio Summerville në minutën e 70-të, përpara se Japonia të barazojë në minutën e 89-të me anë të Daichi Kamada.

Me këtë barazim, Holanda dhe Japonia kanë tubuar nga një pikë dhe synojnë kalimin e fazës grupore, ndonëse nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Suedisë dhe Tunizisë, e cila zhvillohen në orën 04:00 të mëngjesit të së hënës.

Teilen: