Holanda ka avancuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Të martën pasdite, Holada ishte bindëse në 1/8 e finales kundër Rumanisë. Dueli i luajtur në stadiumin “Allianz Arena” të Munchenit ka përunduar me rezultatin 3:0 në favor të Holandës.
Një gol të pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën, i dhanë fund dilemave për ekipin çerekfinalist të “Euro 2024”. Cody Gakpo (20’) e zhbllokoi rezultatin përparë se Donyel Malen (83’, 93’) ta vulos rezultatin me dy golat e realizuar. |
Në çerekfinale të “Euro 2024”, Holanda e pret fituesin e ndeshjes Austri – Turqi që nis në orën 21:00.