Holanda është eliminuar nga Europiani. Skuadra e Kumanit u eliminua në gjysmëfinale në mënyrë të hidhur pas një goli në minutat e fundit nga ana e Uotkins. Kjo ndeshje u përfshi në shumë polemika për vendimin e arbitrit Cvajer që akordoi një 11-metërsh kundër holandezëve.
Ishte penalltia që shërbeu për të hapur llogaritë dhe që ndihmoi Anglinë që ta barazonte sfidën për momentin. Ishte një moment që krijoi shumë polemika dhe akuza të forta sidomos në fundin e ndeshjes. I pari që ka ngritur zërin është Ronald Kuman, trajneri i skuadrës së Holandës. “Nuk mendoj që ishte penallti. Realisht ishte një vendim i gabuar i VAR-it. Çfarë duhet të bëjë mbrojtësi në atë moment? DenzelDumfris kërkon që të bllokojë topin dhe këmba e Kejnit godet atë të tijën. Në futboll këmbët dhe këpucët mund të përplasen me njëra-tjetrën. Mendoj se futbolli është duke u shkatërruar me vendime të tilla të VAR-it. Ne duhet thjesht të jemi krenarë. Nuk kam asnjë kritikë për skuadrën. Çdo ndeshje ne kemi luajtur më mirë sesa tjetra, por këtë herë ishte arbitri që nuk kishte shumë dashamirësi për ne”, ka thënë trajneri. Verman ka shpjeguar gjithashtu që futbolli ka ndryshuar shumë. “Kur luan futboll në televizor dhe me përsëritje duken gjërat me ngadalësi dhe kontakte shumë të rënda. Nuk ishte kurrsesi një penallti, por nuk duhet që ne të merremi me arbitrin dhe të fajësojmë atë për eliminim”, ka thënëVerman.
VAN DAJK – Një tjetër që nuk e kuptoi aspak vendimin e arbitrit FeliksCvajzer ishte kapiteni VanDajk. “Nuk e di nëse do të duhet të thoshte diçka për respekt. Mendoj se gjithçka kuptohet nga mënyra se si ai largohet me shpejtësi nga fusha e lojës. Donte të arratisej dhe të mos na shihte në sy”, tha kapiteni.
ANGLIA – Kritika të shumta arbitri ka marrë edhe vetë nga anglezët, ku disa ishlojtarë si Nevill nuk e kuptuan vendimin për të vërshëllyer penalltinë. “Si një ishmbrojtës unë mendoj se nuk është penallti. Më vjen turp që e shoh këtë”, ka thënë ish-lojtari i Junajtid. “Do të tërbohesha nëse do të ishte vërshëllyer një penallti e tillë kundër ekipit tim. Lojtari holandez donte që të luante topin. Nuk ka më kuptim nëse do të bllokosh një goditje”, tha Nevill. Edhe Karrager ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se nuk është kurrë penallti. SAKA- Në disa pamje që kanë qarkulluar në media dhe rrjetet sociale duket se sulmuesi i Anglisë, Saka ka prekur topin me dorë në një aksion më përpara sesa topi të shkonte tek Kejn për të goditur portën.
PANORAMASPORT.AL