Kryendeshja e ditës së sotme në Kampionatin Evropian Euro 2024 do të zhvillohet në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig, aty ku do të ballafaqohen Holanda me Francën.
Këto dy skuadra janë lidere të grupit D me nga tri pikë pas fitoreve në ndeshjet e para, andaj fituesi i duelit të sotëm do të sigurojë kualifikimin në fazën tjetër të Euro 2024.
Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Holanda: Verbruggen, Dumfries, de Vrij, van Dijk, Ake, Veerman, Wijnaldum, Simons, Reijnders, Gakpo, Depay
Franca: Maignan, Kounde, Upamecano, Saliba, Hernandez, Rabiot, Kante, Zaire-Emery, Dembele, Kolo Muani, Thuram.