Federata e Futbollit të Holandës ka përfituar 12.5 milionë euro deri tani nga prezenca në kampionatin Europian dhe nga kualifikimi në fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni. Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse kanë arkëtuar 9.25 milionë euro, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.
Ekipi i Kumanit fitoi ndeshjen e parë kundër Polonisë duke shtuar në llogari edhe 1 milionë euro. Çdo fitore të sjell në arka 1 milionë euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro. Këtë të fundit e arkëtoi kundër Francës. Ndeshja e tretë në grupe u humb, por pavarësisht kësaj ekipi do të luajë kundër Rumanisë. Fituesi i këtij çifti do të marrë edhe 2.5 milionë euro të tjera për kalimin në çerekfinale.
Gjysmëfinalistët do të marrin 4 milionë euro dhe finalistët 5 milionë. Ekipi që triumfon në Berlin do të marrë 8 milionë euro. Premiot që do të shpërndajë UEFA në Gjermani kapin totalin e 331 milionë eurove.
PANORAMASPORT.AL