• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Holandezët tabu, Arne Slot trajneri i 10-të në Angli

01/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arne Slot pritet vetëm që të konfir mohet si trajneri i ri i Liverpulit, pasi “reds”- at ranë dakord për kushtet me Fejnordin. Por Slot jo vetëm që ka sfidën e frikshme për të zëvendësuar një ikonë në “Anfield Road” siç është Jyrgen Klopi, por ai gjithashtu duhet të provojë se trajnerët holandezë mund të fitojnë Premier Ligën, diçka që nuk ka ndodhur deri më sot në histori, pavarësisht se 45- vjeçari do të bëhet trajneri i 10-të nga Holanda që drejton një klub në kategorinë më të lartë të futbollit anglez.

skysports-arne-slot-liverpool_6532103

Asnjë nga nëntë të mëparshmit nuk i janë afruar fitimit të titullit, pavarësisht se dy prej tyre – Luis van Gal dhe Erik ten Hag – kanë punuar për 20 herë kampionët e Mançester Junajtid. Drejtuesit holandezë kanë fituar disa herë Kupën FA dhe disa kanë bërë punë gjysmë të mirë për klubet në nivele të ndryshme të Premier Ligës. Por të tjerët, në rastin më të mirë, kanë një histori të përzier në ishull ose kanë rezultuar dështime. Vendi që i dhuroi botës Rinus Mishelsin, Johan Krujfin dhe “Futbollin Total”, ka prodhuar gjithashtu disa dështime në Premier Ligë, ndërsa tabloidi “The Sun” ka përpiluar një listë me të gjithë rezultatet e tyre, duke nisur nga i pari, Rud Gulit, në stolin e Çelsit dhe përfunduar me Erik ten Hagun, trajnerin aktual të Mançester Junajtid që sezonin e ardhshëm mund të mos e shohim më në “Old Trafford” pasi nuk po arrin rezultatet e shpresuara.

Ish-trajneri i Ajaksit e mori drejtimin e klubit më të titulluar të Anglisë në vitin 2022 dhe prej atëherë e ka drejtuar skuadrën e Mançester Junajtid në 72 ndeshje, nga të cilat ka fituar 39, barazuar 12 dhe humbur 21 dhe pasur një përqindje fitoreje 54, 3% më të lartë sesa kolegu i tij në “Old Trafford”, Luis van Gal. Por askush nuk mund të krahasohet me dështimin e Frenk de Burit te Kristal Palasit në 2017. Trajneri holandez qëndroi vetëm 4 ndeshje në stol, duke i humbur të gjitha takimet e Premier Ligës përpara se klubit londinez t’i sosej durimi dhe ta shkarkonte.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presioni i Granadas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.