• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Holandezëve nuk iu del inati me Zwayer: Si mund të gjykojë një arbitër që trukon ndeshjet?

12/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Në Holandë ende nuk e kanë kaluar zhgënjimin e eliminimit nga kampionati europian. Humbja e pësuar ndaj Anglisë është e vështirë për t’u përtypur veçanërisht për shkak të arbitrimit të diskutueshëm të Felix Zwayer, i cili shkaktoi diskutime për disa episode që vendosën fatin e ndeshjes.

Mbi të gjitha, padyshim, penalltia për një ndërhyrje të parregullt të Dumfries ndaj Kane që më pas u shndërrua në gol nga vetë sulmuesi i Bayernit. Shtypi holandez ndihet po aq i dëmtuar sa trajneri Koeman, i cili deklaroi në fund të ndeshjes: “Ne nuk humbëm për këtë, por gjyqtari fishkëlleu shumë faulle që nuk ishin faulle. Nuk ishte penallti, Dumfries provoi për të bllokuar goditjen. Ata shkatërrojnë futbollin duke parë këto lojëra me VAR. Episodi është i qartë”.

Por nuk është burimi i vetëm i polemikave: një video u bë shpejt virale në X ku tregonte Saka duke goditur topin me krahun e tij pak para goditjes së shokut të skuadrës. Kur rezultati ishte 1-1,  arbitri nuk do të kishte sinjalizuar një mbajtje mjaft të dukshme nga Declan Rice ndaj Aké; një penallti e mundshme që mund t’i kishte vënë sërish në avantazh holandezët.

Holandezët i kthehen të shkuarës së Zwayer-it, të pezulluar në vitin 2005 për marrje ryshfeti: “Si mund të caktohet një arbitër që ka trukuar disa ndeshje për të gjykuar një gjysmëfinale të Kampionatit Europian?”.

Next Post

VIDEO/ Episod tronditës në Brazil, një polic qëllon me armë portierin gjatë sherrit në fushë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.