Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Horner mbush xhepat pas divorcit të parakohshëm, ja shuma marramendëse që ka marrë nga Red Bull

GS 24/09/2025 2 Min. Lesezeit

Aventura e gjatë e Christian Horner me Red Bull ka përfunduar zyrtarisht. I zhveshur nga të gjitha detyrat e tij operative prej dy muajsh dhe i zëvendësuar Laurent Mekies, menaxheri anglez dhe ekipi austriako-britanik po ndahen gjithashtu ligjërisht.

Siç ishte e lehtë të parashikohej, Horner ka mbushur mirë xhepat pas “divorcit” të paerakohshëm. Shifrat janë padyshim konfidenciale, por burimet vlerësojnë se pagesa e ndërprerjes së kontratës, që Red Bull do t’i paguajë atij gjatë pesë viteve të ardhshme, është midis 70 dhe 100 milionë dollarëve.

Ish-Drejtori i Ekipit dhe Drejtori Ekzekutiv i Red Bull është pra i lirë t’i përkushtohet sfidave dhe shpërblimeve të reja, duke përfshirë edhe Formula 1. Ekipi i sapoformuar Cadillac dhe Alpine, të cilët po përballen me një sezon zhgënjyes, kanë shfaqur interes për të.

Falënderojmë Christian për punën e tij të jashtëzakonshme gjatë njëzet viteve të fundit. Me angazhimin e tij të palodhur, përvojën, ekspertizën dhe mendimin inovativ, ai ka qenë instrumental në vendosjen e Red Bull Racing si një nga ekipet më të suksesshme dhe tërheqëse në Formula 1”, thuhet në deklaratën e Red Bull.

Teilen: