• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Horner nuk e sheh me skuadër tjetër, elozhe Vershtapenit

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Red Bullit në Formula 1, Kristian Horner, ka këmbëngulur se angazhimi i Maks Vershtapenit ndaj skuadrës nuk ka qenë kurrë në dyshim, pavarësisht thashethemeve për një ndarje sezonin e kaluar.

Holandezi, i cili ka fituar katër kampionate pilotësh me skuadrën me bazë në Milton Keynes, shtroi pyetje për të ardhmen e tij në disa faza sezonin e kaluar pas trazirave brenda Red Bullit, një makinë që u përball me një sërë problemesh në mes të kampionatit.

Ndërsa për t’i hedhur benzinë zjarrit mendoi edhe shefi i Mercedesit, Toto Volf, duke provokuar shpeshherë për një kalim të Vershtapenit në radhët e skuadrës së tij, si pasues për Luis Hamiltonin.

Tashmë Horner i thur elozhe Vershtapenit për mënyrën e përballimit të sezonit, ndërsa nga ana tjetër shuan spekulimet për një largim të mundshëm të holandezit: “Maks ka qenë gjithmonë kristal i qartë me ekipin. Angazhimi i tij ka qenë i palëkundur. Ai gëzon, njerëzit të cilëve u beson dhe njerëzit me të cilët punon dhe gëzojnë shumë të jenë pjesë e këtij ekipi.

Sigurisht, me talentin që ka, jam i sigurt se ai është në listën e dëshirave për Krishtlindje të çdo drejtori të ekipit.

Por, për sa kohë që ne mund të vazhdojmë t’i ofrojmë një makinë konkurruese dhe një mjedis ku gëzon garat, unë nuk shoh ndonjë dëshirë që ai të largohet”, deklaron Horner.

Next Post

Manchester City ofertë sulmuesit egjiptian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.