Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë sonte nikoqir i basketbollistëve amerikanë që luajnë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ai ka postuar në rrjetin social “Twitter” rreth takimit.
“Ishte e mrekullueshme të mirëprisja sonte në ambasadën amerikane shumë sportistë profesionistë amerikanë që luajnë basketboll në Kosovë”, ka shkruar Hovenieri në Twitter.
“Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës që po i përkrah këta sportistë të dalluar. Sporti i bashkon njerëzit”, shkroi ai. /Lajmi.net/