• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoxha gati për derbin me Hajdukun

02/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha do të jetë plotësisht i gatshëm për derbin e madh të kampionatit të Kroacisë ndërmjet Dinamo Zagrebit dhe Hajdukut.

Kështu, kanë shkruar mediumet kroate të martën, një ditë pasi u raportua për një lëndim eventual të rëndë të Hoxhës, i cili u nxor me barrelë në fitoren 2:0 ndaj Goricës.

Megjithatë, është bërë e ditur se Hoxha do të jetë në fushë kundër Hajdukut, ndeshje kjo që luhet të shtunën në Zagreb prej orës 15:00 dhe i takon xhiros së 16-t të kampionatit.

Hoxha ndaj Goricës u lëndua por thuhet se ai ka marrë vetëm një goditje në gju dhe nuk do të ketë aspak telashe për të luajtur ndaj Hajdukut.

27-vjeçari këtë sezon po kalon nëpër një formë fantastike, ku është shndërruar në lojtarin kryesor të Dinamos, ekip që prinë në tabelë.

Në 19 ndeshje të luajtura në të gjitha garat deri më tani, Hoxha ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 3 asistime.

Next Post

Vedat Muriqi mes ‘yjeve’ të LaLiga-s, sulmuesi dardan në formacionin e javës në Spanjë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.