• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoxha lartësohet në Kroaci

25/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi Arbër Hoxha ka qenë njëri prej protagonistëve kryesor te Dinamo e Zagrebit në dy sfidat e fundit, në kampionatin e Kroacisë dhe Ligën e Evropës.

Në të dyja këto ndeshje që Dinamo i fitoi, reprezentuesi pati ndikim pasi kontribuoi me një gol dhe një asistim.

Në derbin e Kroacisë ndaj Hajdukut të Splitit, të cilin Dinamo e fitoi 2:0, Hoxha shënoi gol kurse në fitoren 3:1 ndaj Fenerbahçes në Ligën e Evropës, ai asistoi në golin e tretë.

Këto paraqitje të Hoxhës, kanë bërë që mediumet kroate të shkruajnë për formën e mirë të 26-vjeçarit, i cili në fillim të sezonit ishte i kufizuar në sulmin e Dinamos.

“Arbër Hoxha ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit të Dinamos, duke i siguruar dy fitore të mëdha, në kampionat ndaj rivalit të madh Hajdukut ku shënoi gol dhe tani ndaj Fenerbaçes me një asistim”, ka shkruar “Index.hr”.

Në shtatë ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Hoxha ka 1 gol të shënuar dhe 2 asistime.

Next Post

Nuk është në planet e Realit, Ceballos në janar transferohet te gjiganti italian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.