• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoxha në ekipin e javës në Kroaci

11/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha ka zënë vend në formacionin më të mirë të xhiros së 21-të në kampionatin e Kroacisë.

Hoxha pati paraqitje fantastike në fitoren e Dinamo Zagrebit 3:0 në shtëpi kundër Shibenikut.

Edhe pse nuk ishte startues, Hoxha ishte ndër më të merituarit për pikët e plota të ekipit të trajnert Fabio Cannavaro.

Hoxha u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të, ndërsa shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër, gjë për të cilën u vlerësua me notën 8.2.

26-vjeçari deri më tani këtë sezon, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat kurse me ekipin e madh nga Kroacia ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Hoxha që ka edhe 11 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë, është pjesë e Dinamo Zagrebit prej vitit 2024 kur iu bashkua nga Slaven Belupo.

Next Post

Tek Inter i tregojnë derën Calhanoglun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.