Dinamo Zagrebit ka marrë tre pikë në Osijek.
Dinamovitët shënuan fitore me rezultat 2:1 ndaj Osijekut, në takimin e javës së dytë të elitës së futbollit kroat.
Pas fitores së thellë 5:0 të javës së kaluar ndaj Istrës, Dinamo sonte doli edhe me një fitor.
Futbollisti Arbër Hoxha ka shënuar në minutën e 21-të, për barazimin 1:1. Ky ishte goli i dytë në edicionin e ri në fanellën e Dinamos. Për vendasit shënoi Pedro Lima në minutën e 10-të.
Në minutën e 90+5, Rist0vski shënoi për fitoren e Dinamos,
Hoxha është zëvendësuar në minutën e 64-të, ndërsa Arijan Ademi u aktivizua në minutën e 63-të për Dinamon.
Dinamo kryeson me pikë sa ka edhe Shibeniku dhe Osijeku zë pozitën e 9-të me 0 pikë.