• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hoxha shpreson në rezultat pozitiv ndaj Anglisë

17/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Shqipërisë, të hënën zyrtarisht ka nisur grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2026.

Futbollistët Arbër Hoxha dhe Julian Shehu, dolën në konferencën për shtyp ku folën për synimet dhe sfidat e Shqipërisë këtë muaj.

Shqipëria më 21 mars do të përballet në Londër me Anglinë kurse tri ditë më vonë luan në Tiranë kundër Andorrën.

Hoxha është fokusuar tek Anglia, duke e vlerësuar si kundërshtar të vështirë por sulmuesi i krahut shpreson në rezultat pozitiv.

“Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion”, ka thënë Hoxha.

Ndërkohë, mesfushori Shehu ftesën e marrë nga Shqipëria e ka vlerësuar si një ëndërr të bërë realitet.

Shehu që luan te Poloni te Widzew Lodz, ka insistuar se është i gatshëm të jap më të mirën nga vetja nëse i jepet rasti në ndeshjet e këtij muaji.

Next Post

Juljan Shehu: Kombëtarja, një ëndërr e bërë realitet

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.