Friday, 15. May 2026
Sport

Hoxha titullar, Rijeka barazon me Olimpinë

GS 22/08/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Veldin Hoxha titullar e Lindon Selahi zëvendësues në petkun e Rijekës, e cila ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën sllovene, Olimpinë.

Ballafaqimi u luajt në konak të Rijekës, ndërsa Olimpia mori rezultat të mirë.

Hoxha është zëvendësuar nga Selahi në minutën e 70-të.

Për Rijekën realizoi Ivanoviq (33′) dhe Schwaizer  (76′ – nga penalltia) ka barazuar rezultatin 1:1.

Kjo ishte ndeshja e parë e play-off-it të Conference League.

Teilen: