Saturday, 9. May 2026
Sport

Huliganët polakë fyejnë Kosovën, sulmohen në Novi Pazar

GS 24/07/2025 1 Min. Lesezeit

Huliganët polakë të klubit Jagiellonia janë sulmuar të enjten mbrëma nga tifozët boshnjakë të Novi Pazarit. Novi Pazari dhe Jagiellonia u takuan të enjten në Novi Pazar, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ndeshja i takoi kualifikimeve të Ligës së Konferencës.

Huliganët e Jagiellonias kanë qëndrime anti-Kosovë dhe këtë e shprehën para udhëtimit për në Novi Pazar. Edhe gjatë ndeshjes kishte thirrje “Kosova është Serbi” prej huliganëve serbë.

Tifozët boshnjakë kanë sulmuar huliganët polakë edhe para ndeshjes. Është raportuar për një polak të lënduar.

Teilen: