Hoffenheimi është mposhtur nga Hamburgu në xhiron e pestë të Bundesligës.
Te skuadra e Hoffenheimit luajtën dy yjet e kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani, ndërsa Albian Hajdari është i lënduar dhe mungoi në këtë ndeshje.
Hoffenheimi u mposht 3-2 në shtëpinë e tij, me rikthim.
Në fakt, edhe skuadra vendase bëri një rikthim, pasi i pari në epërsi doli Hamburgu, me golin e Youssouf Poulsen, në minutën e 12-të të ndeshjes.
Sebastian Bournaë shënoi autogol, për të barazuar shifrat për Hoffenheimin, derisa në këtë gol pati gisht edhe Fisnik Asllani – i cili e nisi për herë të parë nga fillimi një ndeshje këtë sezon.
Në pjesën e dytë, sërish Asllani u përfshi në një gol të Hoffenheimit.
Ai asistoi për Bambase Conte, i cili shënoi në minutën e 53-të të ndeshjes.
Në 10-minutëshin e fundit, Hamburgu shënoi dy herë për të marrë tri pikë të mëdha.
Terem Moffi shënoi në minutën e 83-të, para se Miro Muheim të shënonte në minutën e 94-të.
Hoffenheimi luajti në këtë përballje me një lojtar më pak, pasi Bernardo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 65-të, pas dy të verdhëve.
Leon Avdullahu e kompletoi tërë ndeshjen për Hoffenheimin dhe u vlerësua me një notë prej 7.3, për paraqitjen e tij.
Ndërkohë, Fisnik Asllani u zëvendësua në minutën e 63-të, dhe u vlerësua me notë prej 6.8.