• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humb jetën në një aksident tragjik Kelvin Kiptum, rekordmeni botëror i maratonës

12/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rekordmeni botëror i maratonës për meshkuj, Kelvin Kiptum nga Kenia ka humbur jetën në një aksident tragjik në vendin e tij. 24 vjeçari u vra së bashku me trajnerin e tij, Gervais Hakizimana nga Ruanda, pasi humbi kontrollin e automjetit gjatë vozitjes në Kaptagat, në orën 23:00 me kohën lokale.

Presidenti i Atletikës Botërore, Sebastian Coe, shkroi në X: “Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar kur mësuam për humbjen e Kelvin Kiptum dhe trajnerit të tij, Gervais Hakizimana. Në emër të të gjithë Atletikës Botërore, ne u dërgojmë ngushëllimet tona familjeve, miqve, shokëve të skuadrës dhe kombit kenian”.

“Ishte vetëm në fillim të kësaj jave në Çikago, vendi ku Kelvin vendosi rekordin e tij të jashtëzakonshëm botëror në maratonë, që unë munda të ratifikoja zyrtarisht kohën e tij historike. Një atlet i jashtëzakonshëm që lë një trashëgimi të pabesueshme, do të na mungojë shumë.”

Rekordi botëror i Kiptum në maratonën 2:00:35, i vendosur në Maratonën e Çikagos në tetor të vitit të kaluar, u ratifikua vetëm disa ditë më parë nga ëorld Athletics. 24 vjeçari kishte kaluar vetëm në vrapimin e maratonës nga garat me distanca më të shkurtra një vit përpara se të vendoste atë ritëm rekord.

Ai gjithashtu kishte njoftuar së fundmi planet për t’u bërë atleti i parë që do të vrapojë një maratonë zyrtare në më pak se dy orë, në Roterdam në prill./abcnews.al

Next Post

​Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.