Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Bristanit të Vlorës, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin. Pas rreth tre orësh kërkimesh, ai u lokalizua nga forcat e Njësisë Speciale Delta.
Sipas informacionit paraprak, operacioni i kërkim-shpëtimit nisi rreth orës 18:00, pas raportimit për shtetasin amerikan që kishte nevojë për ndihmë. Në operacion u angazhuan forcat e Njësisë Speciale Delta, të cilat zhvilluan kërkimet nga toka.
Pas disa orësh kërkimesh, në orën 20:45, u bë e mundur gjetja e tij.
Shtetasi amerikan po transportohet drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.
/rtsh.al/
Teilen: