• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humbi penalltinë/ Ronaldo: Moment i pashpjegueshëm, por rëndësi ka kualifikimi

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo humbi një penallti në fundin e shtesës së parë, pasi portieri i Sllovenisë, Jan Oblak bëri një pritje fantastike.

Ylli portugez e përjetoi shumë atë moment dhe shpërtheu në të qarë, megjithatë, “luzitanët” u treguan më të saktë në gjuajtjen e penalltive pas 120 minutave lojë, duke u kualifikuar në çerekfinale.

Pas ndeshjes, Ronaldo foli për humbjen e penalltisë, ku tha se ishte një moment i pashpjegueshëm.

“Ndjeva trishtim, por në fund gëzim, ky është futbolli. Kam përjetuar momente të pabesueshme dhe të pashpjegueshme, mund t’i kisha dhënë skuadrën time epërsinë, por nuk ia dola. Oblak bëri një pritje të jashtëzakonshme, nuk mendoj se penalltia ishte aq e keqe, por gjithsesi gabova. Unë u ndjeva i trishtuar, por gjëja më e rëndësishme është të shijojmë kalimin në raundin tjetër. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme dhe luftoi shumë mirë: Sllovenia ishte e vendosur mirë dhe na vuri në vështirësi. Dhe më pas portieri ynë bëri tre pritje të mrekullueshme”, deklaroi Ronaldo/abcnews.al

Next Post

'Misstiano Penaldo'/ A ishte e tepruar kjo shaka e rrjetit britanik BBC?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.