Juventusi ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të kampionatit, duke u mposhtur nga Como me rezultat 2-0.
Skuadra vendase e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar në epërsi që në minutën e 4-të. Nico Paz asistoi bukur për Marc Oliver Kempf, i cili realizoi nga afërsia për 1-0.
“Zonja e Vjetër” arriti të gjente rrjetën në minutën e 36-të me Jonathan David, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Comos, 1-0.
Edhe në pjesën e dytë, vendasit vazhduan me paraqitje të mirë dhe arritën të dyfishojnë rezultatin në minutën e 79-të, kur Nico Paz realizoi për 2-0, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.
Pavarësisht përpjekjeve në minutat e fundit, Juventusi nuk arriti të shënojë, përballë një mbrojtjeje të ngjeshur dhe të organizuar të Comos.
Me këtë fitore të rëndësishme, Como ngjitet në vendin e pestë në tabelë, duke barazuar me pikë Juventusin – të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë.
Në xhiron e ardhshme, Como do të përballet me Parmën në udhëtim, ndërsa Juventusi do të kërkojë të rikthehet te fitorja në ndeshjen ndaj Lazios, që do të zhvillohet në “Olimpico”. /ATVLIVE.TV