Thursday, 12. March 2026
Sport

Humbja e Romës, Ranieri: Nëse mund të përforcohemi…

GS 15/12/2024 2 Min. Lesezeit

Pas fitoreve të bujshme ndaj Leçes dhe Bragës, më e keqja dukej se kishte kaluar për Romën e Ranierit. Megjithatë, kundër Comos, verdhekuqtë pësuan humbjen e tetë sezonale në kampionat(Como-Roma 2-0), duke i dhënë skuadrës vendase një mbrëmje magjike. “Ne bëmë mirë në pjesën e parë – komentoi Claudio Ranieri në fund të ndeshjes -, më pas në pjesën e dytë ndeshja ndryshoi plotësisht. Como bëri gjithçka për të fituar, ne nuk ishim të mirë për t’u krijuar probleme atyre”.

Në pjesën e parë verdhekuqtë hoqën dorë të luanin me qendërsulmuesin, por performanca e Dovbyk nga minuta e parë e pjesës së dytë ishte kryesisht e pamjaftueshme.

“Ai nuk është në 100%. Në pjesën e parë ne vendosëm aq shumë topa në një zonë ku nuk kishte njeri që ta shtynte, saqë vendosa ta aktivizoja menjëherë pas pushimit, por nuk e bëmë më. Në çdo rast, jam i kënaqur me mënyrën se si po punojnë djemtë, por nëse ka një mundësi për të përmirësuar skuadrën në dritaren e transferimeve, nuk do të kundërshtoj”.

Teilen: