• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humbja kundër Bolonjës, tani dhe Europa duket larg për Milanin

16/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja në finalen e Kupës së Italisë kundër Bolonjës nuk i ka marrë vetëm mundësinë për të fituar një tjetër trofe pas Superkupës, por i ka vënë Milanit edhe një pengesë serioze në rrugën drejt Europës.

milan

Ekipi i Serxho Konseisaos jo vetëm që doli pa trofe, por humbi edhe një rrugë të sigurt për t’u kualifikuar në Ligën e Europës, privilegj që i takon fitueses së Kupës, ndërsa humbësi nuk përfiton asgjë. Tani për kuqezinjtë kanë mbetur vetëm dy ndeshje në kampionat, përballë Romës dhe Monzës.

Vetëm me dy fitore dhe me shumë kombinime të favorshme nga rezultatet e skuadrave të tjera, Milani mund të shpresojë për një vend në kupat europiane për sezonin 2025- 2026. Në teori, është ende e mundur një mrekulli për të kapur Champions-in, por me katër skuadra përpara dhe katër pikë diferencë, kjo duket më shumë si një “mision i pamundur”. Më realist është skenari i Ligës së Europës apo edhe të Konferencës, por as këto nuk janë të sigurta.

Gjithçka varet nga pozicioni përfundimtar i Bolonjës në renditje. Nëse ata e mbyllin në vendin e katërt, atëherë vendi i gjashtë në kampionat do të çojë në Ligën e Europës dhe i shtati në Konferencë. Por, nëse Bolonja del e shtata, atëherë fiton të drejtën për në Ligën e Europës si fituese e Kupës, dhe vetëm vendi i gjashtë do të jetë rruga e fundit drejt Europës, duke lënë të shtatin jashtë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Conte kërkon të motivojë Napolin para sfidës delikate

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.