Friday, 21. August 2026
Sport

Humbja me Apoloninë rëndon, Besa largon Mirel Josën

GS 25/12/2024 1 Min. Lesezeit

Mirel Josa nuk është më trajner i Besës. Klubi i Kavajës, që militon në Kategorinë e Parë, ka zyrtarizuar pikërisht ditën e Krishtlindjes divorcin me teknikun e njohur tiranas për shkak të rezultateve larg pritshmërive. Humbja e fundin në shtëpi me Apoloninë ishte vendimtare në marrjen e këtij vendimi.

Në njoftimin e shkurtër të klubit shkruhet:

“FC Besa dhe trajneri Mirel Josa kanë vendosur me konsensus të ndërpresin bashkëpunimin.

FC Besa e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe bashkëpunimi.”

Besa, pas 17 javëve kampionat renditet e treta me 38 pikë, një më pak se Flamurtari, që e zhvendosi një pozicion më poshtë.

View this post on Instagram

A post shared by FC Besa (@f.c.besa)

Teilen: