Wednesday, 4. March 2026
Sport

Humbja ndaj Spanjës e bën që të marrë vendim, Modriç: E kam vendosur për të ardhmen time

GS 19/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kroacia nuk arriti të merrte trofeun e Ligës së Kombeve duke qenë se u mund në finale nga Spanja pas penalltive. Për Luka Modriç, ndoshta ky ka qenë kompeticioni i fundit me skuadrën kombëtare duke qenë se koha nuk i premton shumë.

skysports-modric-luka-croatia_5991757

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori 37-vjeçar u shpreh se ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, megjithatë ka preferuar që për momentin të mos flasë. Modriç iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve duke lënë gjithçka të hapur.

“Jam i qartë në lidhje me vendimin për të ardhmen time, por nuk ka ndër mend që ta them tani”, u shpreh Modriç para gazetarëve. Mesfushori kroat ka qenë vendimtar në vitet e fundit, ku me Kroacinë shkoi deri në finalen e Botërorit në Rusi si edhe u rendit në vendin e tretë në Katar.

PANORAMASPORT.AL 

Teilen: