Friday, 15. May 2026
Sport

Humbja në Kosovë nuk durohet nga kroatët, Dario Shimiq jep dorëheqje të parevokueshme

GS 10/10/2023 2 Min. Lesezeit

Dinamo Zagrebit të enjten që e lamë pas ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga kampioni i Kosovës, Ballkani i Therandës, në ndeshjen e Conference League në futboll.

Kjo humbje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk durohet nga kroatët, ndërsa Dario Shimiq jep dorëheqje të parevokueshme nga pozita e anëtarit të Bordit të Dinamos, pra përgjegjës për sport. 

Shimiqi këtë e bëri këtë në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv.

“Të kaltrit janë nën kritika pas humbjes nga Hajduku në derbi dhe nga Ballkani në Conference league. 

Shumë tifozë fajësojnë administratën që nuk ka sjellë përforcimet e duhura dhe më së shpeshti gishti drejtohet nga Shimiqi.

Duhet të dihet se Shimiq nuk mund të merrte vendime për sjelljen e lojtarëve i vetëm, për këtë duhej të kishte mbështetjen e shumicës në Bord.

Dario Shimiq nuk ka folur sepse si anëtar i Bordit përgjegjës për sektorin e sportit nuk bëri një periudhë të mirë tranzicioni, por nuk është fajtori i vetëm, edhe pse shumica e tifozëve tani e shënojnë si fajtorin kryesor. 

Megjithatë, ai nuk është më shumë fajtor se pjesa tjetër e drejtuesve të klubit, përfshirë presidentin Mirko Barishiq”, shkruan mes të tjera media kroate “Veçernj List”.

Teilen: