Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, foli pas ndeshjes gjysmëfinale te “Copa Del Rey” ndaj Athletic Bilbao, të cilën katalanasit e humbën 4-2.
“Jam i zhgënjyer me rezultatin. Luajtëm mirë ndaj një skuadre shumë të fortë në shtëpi. Duhet të gjejmë forcat për t’u riorganizuar për 2 trofetë e mbetur, La Liga-n dhe Champions Leaguen-n. E kam thënë dhe po e përsëris sërish. Nëse Barça nuk është kompetitive deri në fund të sezonit, do të largohem”-deklaroi trajneri.
Ai ndihet i zhgënjyer nga rezultati, dhe ka thënë që nëse Bracelona nuk është kompetitive, atëherë ai do të japë dorëheqje dhe të largohet.
Barcelona këtë sezon ka regjistruar disa rezultate të dobëta, duke humbur në finalen e Superkupës dhe tashmë eliminimi nga Kupa e Mbretit. Në kampionat, katalanasit e gjejnë veten -7 nga rivalët e përjetshëm të Realit të Madridit.