Jannik Siner është eliminuar në mënyrë surprizë nga turneu Halle, duke treguar se nuk është ende në formën e tij më të mirë. Kjo humbje i ka kushtuar tenistit italian 450 pikë në renditjen botërore. Tani Sinner ka kërkuar të bëjë disa ditë pushim, deri në nisjen e turneut Grand Slem të Wimbledonit.
Sinner është mundur 2-1 nga Bablik duke u eliminuar në fazën e 1/8 të turneut ATP 500 në Hallej. Gjë që tregon më shumë një rënie psikologjike sesa fizike të Sinnerit, gjë që e pranoi edhe vetë italiani. Duhet kuptuar në fakt gjendja tij, i cili ishte jashtë turneve të tenisit për më shumë se tre muaj, pastaj u rikthye dhe shkoi menjëherë në finalet e Romës dhe Roland Garros, tani sezoni i shkurtër por intensiv në fushat me bar, si përgatitje për turneun më prestigjioz atë të Wimbledonit.
Por lodhja e një periudhe të ndërlikuar dhe komplekse, në nivelin psikologjik u ndje në Hallej, ku italiani, përveç kësaj, e gjeti veten përballë një Bublik, i cili duke luajtur ndeshjen e jetës së tij gjeti sukses. Pas ndeshjes tenisti italian ka four për të ardhmen e tij. Ai ka thënë se ka nevojë për disa ditë pushim për të rikuperuar forcat dhe energjinë mendore, për të qenë gati në turneun e radhës Grand Slem, atë të Wimbledonit që nis në 30 qershor.
Por humbja në Hallej i kushton Sinerit humbjen e 450 pikëve në renditjen botërore, pasi ai nuk mundi të mbrojë 500 pikët e fituara vitin e kaluar pasi fitoi titullin në turneun gjerman. E megjithatë, e sigurtë është që Jannik Sinner do të shkojë në grand slemin britanik si numri 1 në botë me 10450 pikë.
Lufta me Alcaraz për numrin 1 në botë do të bëhet në përfundim të Wimbledonit, kur spanjolli do të duhet të mbrojë 2000 pikët si fitues i trofeut në 2024. Ndërsa janik 400 pikë, pasi u eliminua në çerekfinalet e Wimbledonit të vitit të kaluar.