Monday, 24. August 2026
Sport

Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ish-portieri i Interit, Yann Sommer, si dhe dy ish-lojtarët e Bajernit, Tomas Muller dhe Mats Hummels, kanë blerë 90% të kuotave të klubit portugez të Estrela da Amadora. Bëhet fjalë për një klub që merr pjesë në Serinë B të Portugalisë. Pjesa tjetër e kuotave, 10%, i mbetet vetë klubit luzitan.

Gjermani Johannes Mosmang, 35 vjeç, do të emërohet presidenti i klubit, duke zëvendësuar kështu Paulo Lopo. Francisco Lopo, djali i presidentit në ikje, do të mbetet administrator i deleguar.

Tre emrat e njohur të futbollit europian, pas sukseseve të arritura në fushë me klubet e tyre, tani bëhen edhe pronarë. Sigurisht, planet janë për të ngjitur Estrelan në nivelin elitar të futbollit portugez.

 

Teilen: