• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hungaria vlerëson lart Kosovën

25/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Hungaria e vlerësojnë maksimalisht miqësoren ndaj Kosovës.

Selektori i Hungarisë, Marco Rossi, në konferencën të mbajtur të hënën, ka paralajmëruar ndryshime në përbërje. Miqësorja mes Hungarisë dhe Kosovës, luhet të martën prej orës 19:00 në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest, që pritet të jetë i stërmbushur.

Hungaria të premten e shkuar mposhti 1:0 Turqinë, ndërsa nuk di për humbje në 13-të ndeshjet e  fundit. Të premten, fitoi edhe Kosova që e mposhti 1:0 Armeninë në Yerevan.

“Çdo gjë që bëjmë ka qëllim të caktuar. Ne nuk eksperimentojmë. Do të ketë ndryshime në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë. Por do të jenë lojtarë në të cilët llogarisim për Kampionat Evropian. Nuk do të provojmë elemente taktike apo formacione që nuk na shërbejnë për Kampionat Evropian. Synimi primar është përgatitja për turneun në Gjermani”, ka thënë Rossi.

Edhe pse fituan ndaj Turqisë, te Hungaria nuk ishin shumë të kënaqur me paraqitjen. Kështu që, ndaj Kosovës synohet paraqitje më bindëse.

“Një ditë pas ndeshjes me Turqinë, kemi analizuar gabimet dhe kemi diskutuar se çka duhet të ndryshojmë. Nuk ishim kohë të gjatë së bashku dhe duhet kohë që gjërat të automatizohen përsëri. Ne reagojmë mirë në këto situata, kur gjërat nuk ecin si duhet, dhe kjo tregon forcën e ekipit. Natyrisht, jemi të lumtur për fitoren. Por ndaj Kosovës duhet të luajmë me më pak gabime”, ka thënë mbrojtësi i Hungarisë, Adam Lang.

Në “Euro 2024”, Hungaria është pjesë e Grupit A, të cilin e përbëjnë edhe Gjermania, Zvicra e Skocia.

Next Post

Mesfushori i Milanit, Loftus-Çik: Shpresoj të shkoj në Europian, por synimin kryesor e kam të arrij objektivat me Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.