Tuesday, 10. March 2026
Sport

Hyri në librat e rekordeve me gafat në Champions, Romero i kërkoi Tudor të zëvendësonte portierin pas 15 minutash (Video)

GS 10/03/2026 1 Min. Lesezeit

Antonin Kinski ka hyrë sot në librat e rekordeve në Ligën e Kampioneve, duke u bërë portieri i parë në historinë e turneut, që zëvendësoje pas 17 minutash pa qenë i dëmtuar, thjesht sepse ishte tmerrësisht dobët.

Ngjarja ka ndodhur në sfidën mes Atletiko Madrid dhe Totenhem, ku Kinski kishte marrë vendin e italianit Vikariao si titullar te anglezët.

Shumëkush mendonte se çeku do të bënte të harrohej portieri italian që nuk po kalonte një formë të mirë, por ndodhi e kundërta. Ai pësoi 3 gola në 15 minutat e parë të sfidës dhe dy prej tyre ishin nga gafa të tmerrshme të portierit.

Në këtë situatë, kapiteni Romero shkoi pranë pankinës te trajneri Tudor dhe i kërkoi ta zëvendësonte, me kroatin që e bëri menjëherë një gjë të tillë, duke aktivizuar Vikarion, ndërsa Kinski u largua i përlotur drejt dhomave të zhveshjeve.

GOLI I ALVAREZ: VIDEO

GOLI I GRIZMAN: VIDEO

GOLI I JORENTES: VIDEO

Cuti Romero pidiendo a Igor Tudor que sacara a Kinsky

📽️ @gercarrara pic.twitter.com/piMTONbgig

— CRACKS (@cracks_oficial) March 10, 2026

Teilen: