Thursday, 19. March 2026
Sport

Hysaj – Balliu dhe Uzuni-Cikalleshi-Asani, Skënder Gega tregon sesi do të jetë formacioni i Shqipërisë

GS 05/09/2023 1 Min. Lesezeit

Shqipëria do të përballet kundër Çekisë në transfertë.

Kuqezinjtë kërkojnë që të dalin me pikë nga kjo përballje dhe të rrisin shanset për kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. Por si mund të luajë Kombëtarja në këtë ndeshje?

Skënder Gega, trajneri i njohur ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai ka bërë zgjedhjet e tij, për të dhënë një ide sesi mund të jetë formacioni i Shqipërisë, por sigurisht në bazë të vendimeve që mund të merrte Skënder Gega si trajner.

Fjala e fundit i takon padyshim Silvinjos që gëzon mbështetjen e të gjithë kolegëve të tij në Shqipëri.

Sa i përket formacionit të Gegës, Hysaj dhe Balliu duhet të ishin krahët e mbrojtjes, ndërsa Uzuni dhe Asani janë krahët e sulmit.

Teilen: