• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hysaj flet si “shtyllë” e Lazios: Ka shumë dëshirë për të punuar, m’u desh një vit për të fituar tifozët

19/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është folur shumë kohët e fundit për të ardhmen e Elsied Hysajt, se është jashtë planeve të drejtuesve të Lazios, etj. Por futbollisti kuqezi foli për mikrofonat e Lazio Style Channel nga vendgrumbullimi i bardhekaltërve në Auronzo di Cadore, duke lënë të kuptohet se do të vazhdojë të japë kontribut te skuadra kryeqytetase.

“Kam gjetur një ekip me shumë dëshirë, e shihni që duhet të ndërtojmë një epokë të re. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur të rinj që mund të ndihmojnë. Nuk kam punuar ende me Baronin, janë të gjithë të lumtur, të gatshëm për të punuar e për t’u përmirësuar.”

Tifozët: “Pa mbështetjen e tyre ne nuk mund të luajmë mirë apo të japim më të mirën tonë. Shpresojmë ta shohim gjithmonë stadiumin plot. Europa League është një kompeticion i ri në të cilin duhet të përfshihemi dhe të tregojmë cilësitë tona. Për mua, sa më shumë ndeshje, aq më mirë. Detyra jonë është të luajmë sa më shumë, gjithashtu ka më shumë mundësi për të gjithë.

Pritshmëri të larta: “Kjo është Lazio, ka një bazë të madhe tifozësh që gjithmonë pret gjëra të mëdha. Është fusha ajo që flet: m’u desh një vit për të fituar mbështetjen e tyre. Duhet të kemi besim dhe të presim ndeshjet për të vlerësuar të gjithë lojtarët e rinj. Ata janë të rëndësishëm dhe do të na japin një dorë të madhe”.

Next Post

Real Madrid shfaq interes për mbrojtësin e Borussia Dortmundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.