Wednesday, 23. September 2026
Sport

Hysaj gjithnjë e më afër Ascolit

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë karrierën në Itali.

Megjithatë, Hysaj do të luaj në Serie B pasi është afër marrëveshje me skuadrën e Ascolit që po insiston për shërbimet e tij.

Mësohet se Ascoli i ka ofruar Hysajt kontratë dyvjeçare, e cila pritet të bëhet zyrtare pas pushimit ndërkombëtar pasi thuhet se palët në parim kanë arritur marrëveshjen.

Hysaj te skuadra e Ascolit do të transferohet si futbollist i lirë, pasi është pa klub prej qershorit kur i skadoi kontrata me Lazion.

Ai te Ascoli po shihet si përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen duke pasur parasysh përvojën e tij në Serie A, pasi para Lazios ka bërë karrierë edhe te Napoli e Empoli.

Teilen: