Wednesday, 27. May 2026
Sport

Hysaj i dëmtuar, stafi i Kombëtares shkon ta takojë duke planifikuar ndeshjet e Botërorit

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj është takuar në Itali me stafin e Kombëtares. Vetë Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta udhëtuan në Romë.

hysaj-silvinjo

Kujtojmë se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është i dëmtuar. Ky takim vazhdon turin e stafit në Europë, para kualifikueseve të Botërorit 2026.

Njoftimi i FSHF-së:

Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon turin e takimeve me futbollistët shqiptarë në Europë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars.

Ndalesa e rradhës për trajnerin Silvinjo dhe asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishte Roma, ku takuan Elseid Hysaj.

Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.

Trajneri Silvinjo dhe asistentët e tij do të vazhdojnë takimet me lojtarët shqiptarë përgjatë muajit shkurt, ndërkohë që paralelisht vijojnë me përgatitjen teknike të ndeshjeve kualifikuese.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: