Sunday, 26. April 2026
Sport

Hysaj pas Europianit duhet të gjejë një tjetër sistemim

GS 02/06/2024 1 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj po bëhet gati të përjetojë si protagonist Europianin e dytë në karrierën e tij.

Por pas këtij aktiviteti, duhet të mendojë edhe për të ardhmen në nivel personal në klub.

Mediat italiane bëjnë të ditur se futbollisti shqiptar nuk është më në planet e Lacios dhe pas tre vitesh si pjesë e bardhekaltërve, duhet të bëjë gati valixhet për t’i dhënë lamtumirën klubit.

Emri i tij në fakt është përmendur shpesh si një nga lojtarët që do të sakrifikohet pas largimit të Sarrit, ndërsa mbetet të shihet se çfarë ofertash ka në tavolinë për mbrojtësin e djathtë të Kombëtares, i cili po i afrohet shifrës së 300 ndeshjeve të luajtura në Serinë A.

Teilen: