Sunday, 26. April 2026
Sport

Hysaj: Prita 11 vite për këtë fitore

GS 11/10/2025 1 Min. Lesezeit

Elseid Hysaj ka folur pas ndeshjes që Kombëtarja fitoi 1-0 ndaj Serbisë.

“Të them të drejtën, 15 minutat e fundit po shikoja minutat, kur po kalonin.

Bajrami? Unë po festoja, vetëm kur gaboi. Na fiku pak. Mjafton, a fituam. 11 vite prita për këtë fitore, të fitoj 1 herë. Jemi live? E dinë vetë ato.

Andorra? Në nëntor. Futbolli nuk është që gjithmonë mund të fitosh, e korrigjuam, luajtëm mirë. Meritojmë ta festojmë. Jemi që 6 ditë, tension.

Më ka marrë fryma e ekipit të ri, që po krijohet, shumë i bukur. E di si është Broja, ka kualitete të mëdha. Duhet ta kuptojmë ne, ka vështirësitë e veta. Duhet të mbroj pak më shumë, por nëse fitojmë çdo gjë në rregull.

Rekordet janë bërë të thyhen. Tani dua ta festoj”, u shpreh Hysaj.

 

Teilen: