Wednesday, 1. April 2026
Sport

Hysaj rrezikon përjashtimin nga ekipi

GS 14/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj rrezikon të mbetet në tribuna te Lazio për sezonin 2024/25.

Mediumet italiane kanë raportuar se trajneri i Lazios, Marco Baroni nuk llogarit në Hysajn, të cilin pritet ta lë jashtë ekipit të parë.

Lazio po kërkon blerës për Hysajn, por deri më tani 30-vjeçari nuk ka marrë asnjë ofertë dhe ai nuk është i preferuari i ekipit Baroni për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Drejtuesit e Lazios tashmë kanë pasur takim me agjentin e Hysajt, të cilin e kanë njoftuar për situatën dhe i kanë kërkuar të gjejë një zgjidhje për klientin e tij para mbylljes së afatit kalimtar.

Madje, Lazio është gati ta lë të lirë Hysajn për t’u transferuar në ndonjë ekip tjetër vetëm për ta liruar buxhetin nga paga e tij.

30-vjeçari ka kontratë me Lazion deri në vitin e ardhshëm dhe pagë vjetore prej 2.8 milionë eurosh.

Hysaj është pjesë e Lazios prej vitit 2021, ndërsa në Serie A, karrierë ka bërë edhe te Napoli e Empoli.

Teilen: