Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Europës nisin sot me një duel të veçantë në Norvegji mes Bodo/Glimt dhe Lacios.
Sfida do të luhet në kushte ekstreme, pasi ka pasur stuhi dëbore në dy ditët e fundit, ndaj është kaluar gjithë dita e sotme duke pastruar stadiumin me bar sintetik dhe duke tharë ndenjëset që të plotësoheshin kushtet e sigurisë së UEFA-s.
Në sfidën në fjalë, mes titullarëve për skuadrën italiane kthehet përsëri Elseid Hysaj, i cili këtë herë është rreshtuar në krahun e majtë të prapavijës nga trajneri Barone.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL