Sot ishte dita e fundit e Muhamet Hysenit me skuadrën e Llapit, pasi nesër ai do të udhëtoj për në Danimarkë, ku do bashkohet me skuadrën e tij të re, AC Horsens.
Hyseni është përshëndetur me gjithë ekipin, trajnerët dhe stafin të cilët i falënderoi për kohën e jashtëzakonshme të kaluar gjatë gjithë vitit, njëherit u ka uruar edhe shumë suksese në Evropë dhe në sezonin e ri futbollistik.
“Kryetrajneri Tahir Batatina, ndonëse shumë i emocionuar që Hyseni nuk do jetë më pjesë e klubit, falenderoi atë për kontributin dhe ndihmesën e tij në arritjen e objektivave, teksa i dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e ndritur që e pret në vazhdim”, thuhet në njoftimin e Llapit në faqen zyrtare.