• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hyseni shpallet “Ylli i Javës”

29/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Llapit, Muhamet Hyseni e ka fituar epitetin e futbollistit më të mirë për xhiron e 31-t të Superligës së Kosovës.

FFK-ja, të hënën ka njoftuar se Hyseni është nderuar me çmimin “Ylli i Javës”, i cili ndahet për lojtarin më të mirë pas çdo xhiroje.

Për Hysenin, kjo është hera e pestë që shpallet “Ylli i Javës” këtë edicion. Si zakonisht, vlerësimin e më të mirit, e ka bërë një komision i veteranëve të futbollit, i cili vendosi se çmimi i më të mirit duhet t’i takoj Hysenit pas paraqitjes së mirë që e pati në xhiron e fundit.

Në fakt, Hyseni ishte më i merituari për fitoren e Llapit 2:0 në udhëtim ndaj Prishtinës pasi shënoi të dy golat. Me këtë fitore, Llapi mbetet në garë për titullin e kampionit pasi është në pozitën e dytë me 59 pikë të mbledhura, dy më pak se Ballkani që është lider.

Hyseni është shprehur i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës , duke shtuar se ky çmim po e motivon të vazhdoj me paraqitje të mira në çdo ndeshje.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim”, tha Hyseni ndër të tjera për faqen zyrtare të FFK-së.

Sulmuesi i Llapit ka 21 gola të shënuar deri më tani në elitën e futbollit kosovar.

Next Post

Fitoret një mirazh, te Juventus edhe Dushan Vlahoviç del kundër trajnerit Alegri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.