Milani do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve për të katërtin vit radhazi, mbetet vetëm të kuptojmë se në cilin grup do të bien kuqezinjtë në shortin që do të hidhet në Monte Karlo më 29 gusht.
Nuk do të ketë më 8 grupet klasike por një turne të vetëm, megjithatë pjesëmarrësit (që do të jenë 36 dhe jo më 32) do të ndahen në katër grupe me nga 9 ekipe dhe secila do të përballet me dy kundërshtarë nga secili grup.
Milani, i cili është i 29-ti në renditjen e përgjithshme, do të ishte i pari nga ata që përjashtohen nga dy grupet e para. Deri më sot, të paktën tri skuadra janë thirrur në play-off dhe kuqezinjtë do të futeshin nëse njëra prej tyre do të dështonte. Pozicioni i Bryzhit, aktualisht i pari në Belgjikë, gjithashtu duhet të monitorohet me situatën në kampionat që mund të ndryshojë.
PANORAMASPORT.AL