Tuesday, 24. November 2026
Sport

I akuzuar për “pastrim parash”, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, i cili akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Breçani u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Tiranës dyshohej se kishte pastruar para dhe kishte përkrahur persona të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese, duke qenë në dijeni të aktivitetit të tyre kriminal.

Çështja ndaj Breçanit ishte pjesë e hetimeve të zhvilluara në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, një prej operacioneve të rëndësishme të SPAK kundër krimit të organizuar.

/rtsh.al/

Teilen: