Monday, 16. March 2026
Sport

I bashkohet Romës si huazim nga Leeds

GS 15/07/2023 1 Min. Lesezeit

Roma ka huazuar për një sezon mbrojtësin danez, Rasmus Kristensen nga Leeds United.

Pas mbrojtësit Evan Ndicka dhe mesfushorit Houssem Aouar danezi do jetë lojtari i tretë që do të arrijë në Romë gjatë kësaj vere. 

Kristensen, i cili gjithashtu ka qenë pjesë e Salzburgut dhe Ajaxit në edicionin e kaluar ka bërë tridhjetë paraqitje për Leedsin duke realizuar edhe tre gola. 

Edicionin e kaluar Roma përfundoi e gjashta në Serie A si dhe humbi në finale të Europa Leagues nga Sevilla në maj..

Teilen: